Mesfushori kilian nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Ronald Koeman, dhe i duhet të gjejë një skuadër të re.
Por, e ardhmja e Vidal nuk duket edhe e keqe, me Interin që është vënë në lëvizje për të afruar lojtarin.
Sipas Tuttosport, Inter shumë shpejt do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me lojtarin, përcjell lajmi.net.
Është dëshira e Contes për ta pasur atë në skuadër, teksa kanë punuar së bashku edhe te Juventus.
Inter tashmë ka mbyllur marrëveshjen për transferim e Archaf Hakimi nga Real Madrid, ndërsa është afër transferimit edhe të Alexander Kolarov nga Roma