Një Itali fantastike në fushë, ndryshe nga sa pritej “axurrët” janë hedhur në sulm prej minutës së parë duke rrezikuar disa herë portën spanjolle.
Ky mesa duket ka qenë edhe synimi i trajnerit Antonio Conte, i cili shprehet se Italia tregoi në fushën e lojës se nuk është vetëm katenaço.
“Djemtë kanë përbrenda diçka të rëndësishme, e thashë që para ndeshjes janë të jashtëzakonshëm. Tani duhet të përgatitemi pasi luajmë kundër Gjermanisë, një kundështar i vështirë. Treguam se Italia nuk është katenaço. Komplimentin më të bukur e bëri Xavi, i cili tha se Italia i kujton gjysma Atletikon dhe gjysma Barcelonën. Ndeshja e radhës do të jetë edhe më e vështirë se sot”, kanë qenë fjalët e para të teknikut italian pas fitores 2-0 kundër Spanjës.