Dy garat më të mëdha të klubeve në Amerikë të Jugut, Copa Libertadores e Copa Sudamericana, janë pezulluar deri më 5 maj, për shkak të koronavirusit, ka njoftuar Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL), njofton agjencia Reuters.
Copa Libertadores në Amerikë të Jugut është ekuivalent i Ligës së Kampionëve të UEFA-s, ndërsa Copa Sudamericana është ngjashëm me Ligën e Evropës.