“Copa e shkëputur më e madhe e akullit në botë po shkrihet 10 herë më shpejt se sa pritej për shkak të ngrohjes së detit rreth tij”, tregon hulumtimi.
‘Ross Ice Shelf’, një pllakë lundruese e akullit Antarktik, sa madhësia e Francës, që lëviz mbi ujërat e oqeanit është më e ndjeshme ndaj ngrohjes globale sesa është menduar më parë, transmeton tch.
Gjetja tregon se sipërfaqja e ujit të nxehtë nga dielli luan një rol vendimtar në shkrirjen e akullit si dhe ekspozimin e tij nga në uji i ngrohtë i oqeanit.
Duke parë të dhënat gjatë katër viteve, studiuesit zbuluan se ky ujë rrjedh nën skajet e akullit, duke bërë që niveli i detit të rritet për shkak të shkrirjes së tij.