Ekonomia Online
FUNDIT

Copëza ëndrre

Copëza ëndrre

(Nga Fatbardha Xhani Myslimaj) Është natëHerët është për zogjtëHerët edhe për lulet. Vetëm unëVetëm unë mbeta vonëDuke dëgjuar këtë dreq zemër; Si rrehSi ndalet,Si rinis nga e paraBetejën për me qenëTik-taku i orës në mur, Aty ku varet në një gozhdë,Pamundësia me pasëPamundësia me dashtëPamundësia me vdekë,Në shikimin boshTë një pike mall… Është natëE gjumi […]

(Nga Fatbardha Xhani Myslimaj)

Është natë
Herët është për zogjtë
Herët edhe për lulet.

Vetëm unë
Vetëm unë mbeta vonë
Duke dëgjuar këtë dreq zemër;

Si rreh
Si ndalet,
Si rinis nga e para
Betejën për me qenë
Tik-taku i orës në mur,

Aty ku varet në një gozhdë,
Pamundësia me pasë
Pamundësia me dashtë
Pamundësia me vdekë,
Në shikimin bosh
Të një pike mall…

Është natë
E gjumi më iku
Për dreq,
Diku jashtë
Diku larg
Nëpër terr…

E unë,
Rri e mbledh në heshtje
Copëzat e ëndrrës
Që mbeti
Në mes!

Të ngjashme