Copëza të shpirtit

Prishtinë | 03 Qer 2023 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

(Nga Marigona Zekaj)

Zemra çahet copa -copë
Ndarjet na trazojnë jetën
Kur copëzat e shpirtit të poetit
Asnjëherë më nuk jetojnë

Me jetu po u dashka
Se zemra vështirë me u ndalë
Sa i tmerrshëm është mëngjesi
Pa më të bukrin djalë

Ai dielli i errësirës
Kur nis të errësohet mbrëmja
Më ngushtohet ky shpirti im
Mua më ngjallë mallë për brenda

Flladi i mëngjesit si të bëhet i qetë
Thonë i freskët dhe ka aromë varri
Me besoni apo jo miqtë e mi
Ndoshta edhe unë kam vdekur për se gjalli

Këto muret e shtëpisê sime
Sikur kanë filluar të flasin
Po me ngushëllojnë dhe shpirtin
Eh, dhe sa herë lotët me plasin

Ani e thonë burrëria
Ka forcë e nuk thehet lehtë
Copat e shpirit tim të tretura
Ndoshta s’ka kush për t’ gjetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme