Boshti pranveror

Prishtinë | 17 Maj 2023 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Nertila Meta)

Dhe ndalet era në supet e tua…
Kjo pranverë qenka kaq tekanjoze
humb shikimin në njeriun që dua
një diell, miliona horizonte…

Ashtu siç vinë shkojnë motet
marrin stinët dhe streset me vete
shpirtit tënd nuk ia njoha dot kodet
Por dritë-hijet e një copë jete…

Kaq e thjeshtë është të shprehesh
se vullkani pa llavë nuk gjen terren
kaq e vështirë qenka të zhveshesh
nga kotësia që shpirtin ta bren…

Kjo krenaria jote që nuk u ul në tokë
po përpëlitet si nëpër erë
nuk e di a e kuptoi dot
se vetminë e bëri vrerë….

Shërohu, nga mistikja e shpirtit tënd…
Dhe për mua krijo një vend
që të kuptojmë ekuacionin
pranvera dhe ne, ku përfundonim?!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme