Pandemia e Coronavirusit do të ndikojë ndjeshëm përkeqësimin e situatës financiare te shumë klube evropiane.
Në mesin e tyre është edhe Anderlecht, skuadra belge që po përjeton humbje të madhe monetare dhe mund të çojë në falimentim.
Klubi ka vendosur të shkurtonte pagat dhe shpenzimet sa është e mundur.
Në këtë proces është përfshirë edhe kapiteni Vincent Kompany, i cili ka folur me të gjithë lojtarët e Anderlecht, për t’i bindur që të heqin dorë nga një pjesë e pagave, duke i sjellë klubit të ardhura deri në 2.7 milionë euro.
Raportohet se Anderlecht ka një borxh prej 100 milionë euro, dhe shkaku i situatës aktuale, borxhi mund të rritet edhe më tej.
Anderlecht është skuadra më e trofeshme në Belgjikë, duke fituar 34 herë ligën.