Coronavirusi, Moska mbyll të gjitha restorantet, dyqanet dhe parqet për një javë

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Moska po mbyll të gjitha restorantet, kafenetë, baret, dyqanet dhe parqet nga 28 marsi deri më 5 prill.

“Kufizimet e paraqitura sot janë të pashembullt në historinë moderne të Moskës dhe do të krijojnë shumë shqetësime për jetën e përditshme të çdo personi”, tha kryetari i kryeqytetit rus, Sergej Sobyanin të enjten.

“Por më besoni, ato janë absolutisht të nevojshme për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit dhe zvogëlojnë numrin e rasteve “.

Përjashtime do të bëhen për dyqanet ushqimore dhe farmacitë, dhe restorantet që ofrojnë ushqim gjithashtu lejohen të qëndrojnë të hapura.

Banorët e Moskës u kërkuan të përmbahen nga frekuentimi i vendeve fetare.

Rusia ka parë rritje të numrit të rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit, duke shtuar 182 raste të konfirmuara të koronavirusit, 136 prej të cilave janë në Moskë.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend tani arrin në 840, me tre vdekje, sipas autoriteteve shëndetësore ruse, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Putini tha javën e kaluar se Rusia kishte arritur të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit falë masave të hershme dhe agresive – dhe numri i rasteve të konfirmuara është çuditërisht i ulët, pavarësisht se Rusia ndan kufirin me Kinën dhe regjistroi rastin e saj të parë në janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme