Coronavirusi i ri duket se po shkakton sulme të papritura në tru tek të rriturit në moshat 30-40 vjeçare, të cilët nuk janë të sëmurë jashtëzakonisht shumë, raportuan mjekët të mërkurën.
Ka dëshmi në rritje që infeksioni Covid-19 mund të shkaktojë që gjaku të mpikset në mënyrë të panatyrshme, dhe goditja do të ishte një pasojë e pritshme e kësaj.
Dr Thomas Oxley, një neurokirurg në Mount Sinai Health System në Nju York, dhe kolegët dhanë detaje për pesë persona që trajtuan. Të gjithë ishin nën moshën 50 vjeçare, dhe të gjithë kishin ose simptoma të buta të infeksionit Covid-19 ose pa simptoma fare.
“Virusi duket se po shkakton mpiksje të shpeshtë në arteriet e mëdha, duke çuar në goditje të rëndë në tru,” tha Oxley për CNN.
“Raporti ynë tregon një rritje shtatëfish në incidencën e goditjes së papritur në tru te pacientët e rinj gjatë dy javëve të fundit. Shumica e këtyre pacientëve nuk kanë histori të kaluar mjekësore dhe kanë qenë në shtëpi me simptoma të buta (ose në dy raste, pa simptoma) të Covid,” shtoi ai.
“Të gjithë pacientët testuan pozitiv. Dy prej tyre vonuan në marrjen e shërbimit mjekësor”, tha Oxley.
Nuk është e zakonshme që njerëzit në moshë kaqë të re të pësojnë goditje në tru, veçanërisht goditje në enët e mëdha të gjakut në tru.
Goditja në një enë të madhe të gjakut shkakton dëme të mëdha nëse nuk hiqet menjëherë. Të paktën një pacient ka vdekur dhe të tjerët janë në ambiente rehabilitimi, kujdes intensiv ose në njësinë e goditjes. Vetëm një u lëshua për në shtëpi, por do të marrë kujdes intensiv, tha Oxley.