Coronavirusi shkakton panik te nxënësit e shkollës “Meto Bajraktari”

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 15:31 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rreziku nga Coronavirusi, ka shkaktuar panik te nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore “Meto Bajraktari”, në Prishtinë.

Kështu deklaroi për Ekonomia Online, një nga mësueset e kësaj shkolle, Shkëndije Jashari.

Madje ajo tha se një shqetësim ka vërejtur edhe te prindërit e nxënësve për shkak të mundësisë së paraqitjes së këtij virusi.

“Pak a shumë fëmijët gjatë ditëve paraprake nuk është që nuk e kanë përmendur, një shqetësim i tillë është vërejtur edhe te prindërit. Dje ishim në kontakt me kryetaren e klasës e cila ka marrë iniciativë me i siguruar disa dezinfektues edhe t’i sjellin në klasën tonë, kur fëmijët para ngrënies, pas, kohën kush shkojnë tualete t’i pastrojnë duart e tyre vazhdimisht, d.m.th që të arrijmë deri te parandalimi”, u shpreh ajo.

Ashtu siç edhe kishte rekomanduar MAShTI, gjatë ora e parë mësimore iu kushtua këtij virusi.

E mësuesja për t’ua lehtësuar nxënësve për të kuptuar më mirë rrezikun dhe masat parandaluese të këtij virusi, po ua sqaronte me slide dhe me disa broshura ku tregoheshin si duhet të kujdesën për shëndetin e tyre.

“Sipas informacioneve që kemi, ora e parë d.m.th është dashur me iu dedikuar nxënësve kryesisht Coronavirusit. Atëherë fillimisht kemi parashkrua pyetje me pa hapat se sa kanë informacione fëmijët në lidhje me virusin”.

“Pas informacioneve të cilat i kemi marrë gjatë ditës, gjatës kësaj ore, kemi filluar me prezantimin edhe disa këshilla të cilat do të ndikojnë pozitivisht në parandalimin e Coronavirusit”, tha ajo.

Medina Krasniqi, nëxnëse e klasës së katërt, tha se nga ajo cfarë kanë mësuar për tu mbrojtur nga coronavirusi duhet të mbajnë dezinfektues.

“Për mos me të ardhur Coronavirusi, duhet me mbajt me vete nëpër çdo vende dezinfektues edhe palloma të lagëta”, tha ajo.

Të njëjtin mendim ka edhe shoqja e saj, Sara Ahmeti.

“E di që Coronavirusi është shpërndarë shumë edhe tash duhet me mbajt edhe dezinfektues edhe duhet mi la duart shumë shpesh”.

Oliks Osmani, coronavirusin po e sheh si një virus të rrezikshëm, raporton EO.

“Coronavirusi është diçka e rrezikshme. Duhet të rrimë larg nga gjërat helmuese dhe t’i mbajmë duart e pastra”, tha ai

E një nxënës tjetër thotë se fëmijëve nuk mund t’iu bie Coronavirusi për shkak se kanë imunitetin më të fortë.

Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në të gjitha shkollat janë vendosur postierë informueses rreth masave parandaluese kundër Coronavirusit, bazuar në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/shoqeri/rreziku-nga-coronavirusi-nxenesit-e-faik-konices-mesojne-me-maska/

Të ngjashme