Diego Costa mund të bashkohet me Milanin për gjashtë muaj para se të transferohet te Atletico Madridi.
Në shërbimet e sulmuesit brazilian nuk po llogaritë më trajneri i Chelseat, Antonio Conte ndërsa futbollisti dëshiron të kthehet te ish-klubi madrilen.
Megjithatë, “Colcheneros” janë të dënuar prej FIFA-s për të transferuar lojtar deri në afatin kalimtar të janarit.
Në vend që të kalojë gjashtë muaj në stol, “El Mundo Deportivo” raporton se Costa mund të huazohet tek “Rossonerët” për sezonin vjeshtor.