Costa: Kosova duhet të marrë sinjal pozitiv për kandidaturën në BE

Portuguese Prime Minister Antonio Costa speaks to the press as he attends a European Union leaders summit in Brussels, Belgium March 21, 2024. REUTERS/Johanna Geron
Prishtinë | 04 Nën 2025 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka thënë se Kosova duhet të marrë sinjal pozitiv në aplikimin e saj për t’u bërë shtet kandidat për anëtarësim në BE.

Në samitin për zgjerimin e BE-së, të organizuar nga “Euronews”, ai tha se zgjerimi ka qenë një prej prioriteteve të tij kryesore që kur e ka marrë mandatin.

“Tre vjet pas paraqitjes së aplikacionit për anëtarësim, Kosova duhet të marrë sinjal pozitiv”, ka thënë Costa në fjalën e tij.

Komisioni Evropian ka publikuar të hënën Raportin për Kosovën, ku thuhet mes tjerash se vendi ka pasur progres të kufizuar e stagnim.

Të ngjashme