Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho, mund t’ia mbyll derën Barcelonës.
Braziliani kishte paraqitje të jashtë zakonshme në mbrëmjen e së mërkurën duke shënuar het-trik ndaj Spartak Moskës.
Ai pas ndeshjes tha se dëshira e tij është të luajë futboll, pa marr parasysh se ku gjendet.
“Dëshira ime është të luaj… ku do që jam”.
“Kisha një ofertë këtë verë që të largohesha, por tani nuk e di si qëndron situata”.
Liverpooli e ka siguruar kalimin në 16 më të mirat e Evropës.
Tashmë Barcelona mund të jetë tërhequr në transferimin e brazilianit në janar.
Por as Liverpooli nuk do të mendonte ta shiste kur skuadra ka arritur një nivel të lartë si ky aktual.