Coutinho është i lumtur që shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës.
I transferuari nga Liverpooli për 160 milionë euro në afatin kalimtar të janarit, Philippe Coutinho, ka realizuar golin e parë me fanellën e Barcelonës, shkruan Gazeta Express.
Braziliani realizoi në minutën e 50’të kundër Valencias në Kupën e Mbretit, pak minuta pasi hyri në lojë, në fillim të pjesës së dytë, teksa golin për 2-0 e realizoi Ivan Rakitic.
“Jam shumë i lumtur. Kam vetëm një muaj këtu dhe tashmë do të shijoj një finale” u shpreh braziliani.
“Është ditë shumë e lumtur për mua. Kam vetëm një muaj këtu dhe tashmë do të shijoj një finale”, tha Coutinho.
“E kam kërkuar golin që në ndeshjet e para dhe tashmë e kam arritur dhe mbi të gjitha, duke e ndihmuar ekipin për t’u kualifikuar në finale”.