Brazili e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Kupën e Amerikës, duke e mposhtur 3-0 Bolivinë.
Philippe Coutinho i Barcelonës ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të Brazilit, duke realizuar 2 gola.
Coutinho, që po kritikohet për sezonin e dobët me Barcelonën dhe mund të largohet nga “Camp Nou”, fillimisht shënoi për 1-0 nga penalltia në minutën e 50’, kurse dyfishoi epërsinë me kokë në minutën e 53’.
Pas ndeshjes, ai foli për situatën e vështirë në Barcelonë.
“Mesazhi për tifozët? Nuk kam se çfarë t’u the, u jam falënderues për mbështetjet që kam marrë. Kam kaluar kohë të vështirë sepse nuk kam dhënë atë që pritje, por kështu është futbolli… dhe jam duke punuar që të përmirësohem”, u shpreh Coutinho.
“Është ditë e lumtur pasi shënova dy gola dhe ndihmova ekipin për të marrë fitore”.