Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho, tashmë është duke kërkuar shtëpi në Barcelonë, raporton e përditshmja sportive me bazë në Barcelonë, Mundo Deportivo.
Coutinho ka qenë shumë i lidhur me Barçën në të kaluarën dhe gati sa nuk kaloi në “Camp Nou” verën që lamë pas, por Liverpooli refuzoi oferta të shumëfishta për asetin e vet të çmuar duke e mbajtur atë në “Anfield”, transmeton Express.
Raportohet se gjersa Coutinho dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, edhe kjo e fundit do të kërkojë të nënshkruajë me të në janar.
Dhe braziliani tashmë i ka udhëzuar disa miq të ngushtë dhe besuar t’ia gjejnë atij një shtëpi në Barcelonë.
Derisa parapëlqen të jetojnë afër Lu