Philippe Coutinho nuk do të largohet nga Barcelona në formë të huazimit këtë sezon.
Braziliani ka qenë i përfolur për një largim nga Camp Nou, por që sipas Mundo Deportivo, kalimi i tij në Arsenal nuk do të arrihet.
Arsenal ka qenë i interesuar për ta huazuar 27 vjeçarin me një çmim prej 27 milionësh.
Për mundësinë e largimit të Coutinho është raportuar pasi klubi ka një grup lojtarësh në mesfushë për sezonin e ri.