Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho, raportohet se nuk ka në plan të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas shumë raportimeve këtë muaj, Manchester Unitedi është i interesuar në shërbimet e brazilianit dhe tashmë ka kontaktuar me agjentin e lojtarit.
Coutinho iu bashkua Barçës vitin e kaluar nga Liverpooli.
“Mundo Deportivo” raporton se ai tash ka vendosur të mos largohet edhe pse është jo i lumtur me situatën te Barça, pasi nuk ka marrë besimin e trajnerit Ernesto Valverde.
Coutinho ka shënuar gjashtë gola në 24 ndeshje për Barcelonën këtë sezon.