Pak çaste më parë u zyrtarizua edhe huazimi i Philippe Coutinho te Bayern Munich nga Barcelona.
‘Bavarezët’ do të paguajnë 8.5 milion euro dhe pagën e lojtarit. Marrëveshja gjithashtu sheh një mundësi për ta blerë atë në fund të sezonit për 120 milionë euro.
Gjatë ditës së sotme erdhi edhe prezantimi i lojtarit, i cili do ta bart fanellën me numrin 10, që së fundmi u vesh nga ikona Arjen Robben, transmeton lajmi.net.
Coutinho është shprehur tejet i lumtur për sfidën e re dhe premtoi që do ta jap maksimumin për fanellën e Bayern.
”Kjo është një sfidë e re për mua në një shtet të ri. Jam me të vërtetë i emocionuar”.
”Do jap maksimumin dhe do mundohem të bëjë gjithçka që të fitojmë sa më shumë trofe së bashku”, ishin fjalët e para të yllit brazilian si lojtar i Bayern.