Covax shpërndan 10 milionë vaksina në botë

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Seth Berkley, CEO i aleancës së vaksinave Gavi, tha se dhjetë milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 tani janë dorëzuar në 14 vende si pjesë e iniciativës COVAX.

Gjithahtu pritet që të paktën dhjetë milionë të tjera të dorëzohen në javën e ardhshme, raporton cnn.

“Po, jo doza të mjaftueshme dhe jo aq shpejt sa do të donim. Na u deshën 83 ditë nga goditja e parë në Mbretërinë e Bashkuar deri në goditjen e parë në Afrikë, por tani ne do të përpiqemi të marrim sa më shumë nga kjo që mundemi”, tha mjeku.

COVAX është një program i koordinuar nga Gavi, Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Qëllimi i tyre është të promovojnë qasje të drejtë dhe të barabartë në vaksinat në të gjithë botën.

Ndryshe, Kosova pritet që të përfitojë nga ky program 100 mijë e 800 doza të vaksinave, të cilat pritet të arrijnë më së largu deri në muajin maj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme