Me 161 vdekje për 100 mijë banorë, Belgjika është vendi me numrin më të lartë të viktimave Covid-19 në raport me popullsinë, sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins.
Peruja ndjek renditjen e trishtuar me 115 vdekje për 100 mijë banorë dhe në vend të tretë është Italia me 112 vdekje për 100 mijë banorë.
Në terma statistikorë, Republika e San Marinos është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve bazuar në popullsi 162 vdekje për 100 mijë banorë, i cili sidoqoftë, për shkak të numrit të vogël të banorëve, ka gjithsej 55 vdekje.
Në terma absolutë, Italia është i pesti në botë për numrin e vdekjeve me mbi 67,000 viktima që nga fillimi i pandemisë, pas SHBA-së, Brazilit, Indisë dhe Meksikës.