Covid-19 i merr jetën 73-vjeçarit nga Kamenica

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Edhe një viktimë u shënua në Kosovë nga infektioni me Covid-19. Bëhet fjalë për një 73-vjeçar nga Kamenica. Viktima ka ndërruar jetë mbrëmë, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook.

“Mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i yni 73 vjeçar, si pasojë e infektimit me COVID-19. Numri i të vdekurve nga ky virus në komunën tonë është 10, ndërkaq lutjet e mia vazhdojnë të jenë të njëjta për të gjithë. Bartni maskat, mbani distancën e kujdesuni për higjienën. Ngushëllime të sinqerta familjes!”, ka shkruar Kastrati.

Të ngjashme