Covid-19, Italia regjistroi 814 viktima brenda 24 orëve të fundit

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Italia ka raportuar të premten 24 mijë raste të reja nga coronavirusi si dhe 814 viktima, bazuar në deklaratën e autoriteteve shëndetësore.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane ANSA, përcjell Telegrafi, të enjten vendi regjistroi 993 të vdekur si dhe 23 mijë të prekur.

Ndërkohë, bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins, Italia tashmë ka 1.6 milion të prekur si dhe 58 mijë të vdekur nga sëmundja e COVID-19.

Italia do të ndalojë udhëtimet mes rajoneve brenda vendit nga 21 dhjetori deri më 6 janar si pjesë e masave të rrepta të coronavirusit gjatë Krishtlindjeve.

Vendi gjithashtu do të implementojë një shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit.

Restorantet mund të hapen në disa rajone deri në orën 18:00, por vetëm dërgesat lejohen në pjesë të tjera të vendit. Strukturat e skijimit duhet të mbyllen deri më 7 janar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme