Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se është duke menduar ta mbyllë për një muaj Britaninë e Madhe me shpresën se masat kundër COVID-19 do të lehtësoheshin para Krishtlindjeve.
Një rregull i ri i qëndrimit në shtëpi mund të bëhet i ditur të hënën në përjashtim të shkollave, kolegjeve dhe universiteteve, transmeton Klan Kosova.
Numri i përgjithshëm i të prekurve atje është 989,745, ndërsa i të vdekurve është 46,229 pacientë, shkruan BBC.