COVID-19 merr mbi dy mijë jetë të tjera në ShBA

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar dy mijë e 81 raste të reja të vdekjeve si pasojë e COVID-19.

Sipas Johns Hopkins University kjo është hera e 21-të që Amerika raporton mbi dy mijë raste vdekjesh që prej majit, kur kanë nisur të regjistrohen vlerat e larta, transmeton Klan Kosova.

Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 169 mijë e 766 raste të të infektuarve, duke çuar të dhënat totale në 12 milionë e 587 mijë 994 raste me 259 mijë e 860 jetë të humbura.

Të ngjashme