Rusia e vendos Zelenskyn në listën e të kërkuarve

Prishtinë | 04 Maj 2024 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka hapur çështje penale kundër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe e ka vendosur atë në listën e të kërkuarve.

Në lidhje me vendosjen e Zelenskyt në listën e të kërkuarve, agjencia shtetërore e lajmeve TASS nuk ka dhënë më shumë detaje, shkruan Retuers, transmeton Klankosova.tv.

Rusia ka lëshuar urdhërarreste për një numër politikanësh ukrainas dhe të tjerë evropianë që nga fillimi i luftë s me Ukrainën në shkurt 2022.

Policia ruse në shkurt vendosi kryeministren estoneze Kaja Kallas, ministren e kulturës të Lituanisë dhe anëtarët e parlamentit të mëparshëm letonez në një listë të kërkimeve për shkatërrimin e monumenteve të epokës sovjetike.

Rusia lëshoi gjithashtu një urdhër arresti për prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare i cili vitin e kaluar përgatiti një urdhërarrest për presidentin Vladimir Putin me akuza për krime lufte.

Të ngjashme