Në 24 orët e fundit, në Indi janë shënuar 912 vdekje si pasojë e COVID-19, në Brazil 892 dhe në Meksikë 644.
Ministria e Shëndetësisë e Indisë njoftoi të dielën se numri i të infektuarve me virusin është rritur në 3.044.940, ndërsa me 945 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 56.706.
Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.280.566.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve, shkruan AA-ja.
E gjendja paraqitet e rëndë edhe në Amerikë të Jugut dhe të Mesme.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit raportoi se me 50.032 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm ka arritur në 3.582.362, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 114.250.
Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.709.638.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Meksikës bëri të ditur se me 644 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 60.254. Ndërkaq, me 6.482 raste të reja, numri i të infektuarve është rritur në 556.216.
Deri më tash, në vend janë shëruar 380.492 persona të prekur me COVID-19.