Covid-19 në Itali, 5456 raste të reja dhe 26 viktima

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

5456 raste infektimesh të reja me Covid-19 dhe 26 viktima. Ky është bilanci i pandemisë në Itali, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas asaj që raportojnë autoritetet italiane, në 24 orët e fundit janë kryer 104,658testime, disa mijëra më pak se një ditë më parë, ndërsa të shëruarit janë 4519, 420 prej të cilëve ishin në terapi intensive.

Të dhënat e sotme, 11 tetor 2020, vijnë në vazhdën e shifrave të regjistruar ditët e fundit, duke nisur nga e mërkura, 2.677 raste më 6 tetor, 3.678 imë 7 tetor, 4.458 më 8 tetor, 5.3722 më 9 tetor dhe 5724 një ditë më parë.

Nga nisja e pandemisë, Italia regjistron 354,950 persona të infektuar dhe 36,166 viktima.

Që prej 28 marsit, kur ishte kulmi i pandemisë dhe Italia numëronte 5.974, shifra të tilla nuk janë parë.

Rastet e shtuara bënë që qeveria italiane të marrë disa masa të forta, raporton oranews. Kështu, duke nisur nga java në vazhdim, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme edhe në ambiente të hapura, ndërsa për shkelësit e rregullit të ri parashikohen gjoba nga 400 deri në 1000 euro.

Të ngjashme