Covid-19, qyteti më i madh i Kanadasë shkon në bllokim për të paktën 28 ditë

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Toronto, qyteti më i madh i Kanadasë po shkon në bllokim për të paktën 28 ditë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, thonë autoritetet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bllokimi do të hyjë në fuqi të hënën derisa përfshin Rajonin Peel, që është pjesë e Zonës së Madhe të Torontos.

Udhëheqësi i Ontarios, Doug Ford, tha nëpërmjet njoftimit për shtyp se numrat për shkak të COVID-19 po rriten me shpejtësi në rajone të caktuara, duke shtuar se bllokimi do të mbrojë spitalet, kujdesin afatgjatë, shtëpitë e pensionit dhe secilin person në këtë provincë.

“Ne nuk mund ta përballojmë një bllokim në të gjithë krahinën, kështu që po ndërmarrim veprime parandaluese, duke vendosur Toronton dhe Rajonin Peel në kufizime të nivelit të bllokimit”, u shpreh Ford.

Sipas këtyre masave, tubimet në ambientet e brendshme do të lejohen vetëm me anëtarët e së njëjtës familje derisa tubimet në natyrë do të kufizohen në jo më shumë se 10 persona.

Mes tjerah, shkollat dhe kopshtet do të qëndrojnë të hapura derisa arsimi pas-sekondar do të kalojë në mësim virtual, përveç trajnimeve të mundshme që duhet të kryhen në mënyrë prezente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme