Çoviq: Më mirë të mos ishte KFOR-i, do ta zgjidhnim problemin

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Nebojsha Çoviq ka deklaruar për TV Prva se shqiptarët në Kosovë nuk do të mund ta zhvillonin aksionin e sotëm pa përkrahjen nga anash, transmeton Koha.net.

“Asgjë nuk ndodh pa dijen e Washingtonit”, ka thënë ai.

Çoviq thotë se nuk kurrfarë reagimi special të KFOR-it. Sipas tij, do të ishte më mirë të mos ishte KFOR-i fare dhe “atëherë ne përfundimisht do të mund ta zgjidhnim problemin”.

Ai ka përfunduar se Serbia në çdo moment ka të gjitha informatat se çfarë po ndodh në tërë territorin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme