Cozman i lë një koment Tunës dhe këto janë detajet

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Javë më parë, “Prive” kishte raportuar ekskluzivisht se këngëtarja, Tuna dhe rep artisti, Cozman po rikthehen bashkë në muzikë.

Ishte Tuna ajo që e ka paralajmëruar këngën e radhës përmes një postimi në Instagram, derisa Cozman i ka vënë vulën duke komentuar një emoji të stuhisë dhe bombës.

Postimi i Tunës është shpërndarë po ashtu nga menaxheri i Cozman, Dekor Sahiti duke e vulosur dhe një herë më shumë.

Burime të “Prive”, precizojnë se bëhet fjalë për duetin e përbashkët, që është njëherësh arsyeja pse rep artisti ka ardhur në Prishtinë këto ditë, për të xhiruar video klipin.

Kujtojmë se dyshja, Tuna dhe Cozman dikur kishin pasur një lidhje dashurie dhe po ashtu ata patën publikuar dy bashkëpunime super të suksesshme, “Fenix” dhe “Holla”.

Të ngjashme