Craig do të paguhet 25 milionë dollarë për rolin e Bondit

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 12:24 | Nga

Daniel Craig do të paguhet 25 milionë euro për të përsëritur rolin e James Bondit.

Aktori britanik – i cili më parë kishte bërë të ditur se nuk do të luajë rolin e agjentit të famshëm – është joshur të rikthehet shkaku i pagesës së majme, raporton revista Variety.

50-vjeçari do të bëjë paraqitjen e pestë në rolin e Bondit në filmin e 25-të për agjentin e njohur britanik.

Kthimi në këtë rol vjen si befasi pasi më parë kishte thënë se më parë do t’i priste venat sesa të luante në film.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme