Crespo: Icardi nuk është shok i Messit, prandaj nuk do të shkojë në Botëror

Prishtinë | 12 Maj 2018 | 16:08 | Nga

Icardi nuk do të ftohet në Botëror për shkak se nuk është shok i Messit, thotë legjenda e Interit, Hernán Crespo.

Në moshën 25-vjeçare, Mauro Icardi ka realizuar 109 gola në 188 ndeshje, por duket se nuk do të ftohet nga Argjentina në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Hernán Crespo, që e ka veshur fanellën e Interit për katër sezone, teksa ka luajtur edhe për Milanin e Chelsean, tha se e keqja e Icardit është mos shoqëria me Messin, pasi në të kundërtën do të ftohej për Botërorin e Rusisë.

“Me sa e di unë, ai nuk është shok i Messit, apo e kam gabim? Kombëtarja ime e dashur tani është ndërtuar rreth një rrethi magjik, kuptoni? Icardi nuk është në atë rreth dhe prandaj, për fat të keq, nuk do të shkojë në Kupën e Botës në Rusi”, u shpreh Crespo në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

“Besoj se ky është gabim i tmerrshëm. Argjentina me të vërtetë ka nevojë për një sulmues si Icardi”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme