Cristiano ka dhënë një intervistë për Netflix, në të cilën ka mbrojtur Karim Benzeman nga kritikat dhe duke shprehur keqardhje pse nuk po ftohet nga kombëtarja e tij.
”Isha i dëshpëruar kur Benzema nuk u ftua nga Franca për Europianin në vitin 2016. Ai është një lojtar fantastik dhe më pëlqen t’i shoh lojtarët e mëdhenjë në kompeticionet e mëdha”.
Ronaldo më tej, ka shtuar se është shumë e lehtë të luhet me Benzeman.
”Eshtë e lehtë për mua të luaj me Benzeman. Nëse e pyetni Benzeman, ai gjithashtu më njeh në të njejtë mënyrë dhe kështu është e lehtë të luajmë së bashku që nga viti 2009. Nëse shikoni statistikat, ne të dy shënojmë shumë, asistojmë dhe fituam shumë tituj së bashku”, tha ai.
”Të jesh i rrethuar nga lojtarët e mëdhenj, në veçanti nga Benzema, pasi luajmë përpara, është e lehtë. Unë e njoh dhe e di se si luan ai. E di lëvizjen e tij, e kuptoj mendjen e tij dhe kjo ka qenë që nga koha kur luajmë së bashku për disa vite”.