Manchester United është mposhtur nga Crystal Palaces në “Old Trafford”, me rezultat 1-2 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën Premier.
Golin e parë në këtë përballje është shënuar nga Jordan Ayew në minutën e 32-të, pas asistimit që pranoi nga Jeffery Schlupp.
Pjesa e parë përfundoi me një dominim të lehtë nga ‘The Eagles’, derisa pjesa e dytë ishte më e mirë nga Djajtë e Kuq.
Në minutën e 67-të, Scott McTominay e fitoi penalltinë për Unitedin, mirëpo nga pika e bardhë dështoi Marcus Rashford që goditi shtyllën vertikale(69’).
Sulmuesi anglez kërkoi penallti edhe në minutën e 80-të, mirëpo gjyqtari Tierney pas konsultimit me VAR, rezultoi që ishte ndërhyrje e pastër në zonën e rreptësisë nga anëtari i Palaces.
Daniel James shënoi një gol të bukur në minutën e 88-të, për t’i shtuar shpresat se mund ta përmbysnin rezultatin, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.
Patrick van Aanholt shënoi një gol të bukur në minutat shtesë të lojë për t’i fituar kështu tri pikë për skuadrën e tij në ‘Old Trafford’.
Pas xhiros së tretë, Manchester Unitedi gjendet në pozitën e pestë me katër pikë të grumbulluara, derisa kishte fituar në xhiron e parë ndaj Chelseat dhe barazoi me Woverhampton Wanderers.