Futbollisti ofensiv kolumbian Juan Cuadrado ka thënë se është i lumtur dhe mendon të qëndrojë te Juventusi.
31-vjeçari mungoi në pjesën më të madhe të stinorit të kaluar për shkak të lëndimit të gjurit, ndërsa nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra kampione e Italisë.
Ai mendon të luftojë për një vend në përbërje.
“Jam i lumtur te Juventusi, familja ime është e lumtur këtu dhe po mendojmë vetëm të qëndrojmë në Torino. Është qytet fantastik dhe na ka bërë të ndihemi të mirëseardhur”, ka deklaruar kolumbiani për “Il Mattinon” të enjten.
Cuadrado është pyetur edhe për një transferim të mundshëm të futbollistit kolumbian James Rodriguez te Napoli. “Për Jamesin, Italia do të ishte fantastike”, shtoi ai.