Rezultatet e para të një testi klinik të vaksinës së koronavirusit, të kryera nga ndërmarrja gjermane, “CureVac”, do të jenë në dispozicion brenda dy muajve, njoftoi shkencëtari kryesor, Peter Kremsner.
Testimi, që filloi dje në universitetin Tuebingen, përfshin më shumë se 100 subjekte vullnetare të moshës midis 18 dhe 60 vjeç dhe do të konstatojë tolerancën dhe reagimin imunitar të trupit të njeriut ndaj vaksinës.
“Do të zhvillohet shumë shpejt”, deklaroi Kremsnerp.
Doza e parë e vaksinës u provua mbi një grua të re, e cila do të monitorohet për 24 orë për t’u siguruar që nuk ka reagim negativ.