Kështu San Francisko e ka kaluar qytetin zviceran, që deri më tani ishte në vendin e parë
Nëse dëshironi të ardhura të larta dhe një jetesë më të mirë, atëherë duhet të shkoni të jetoni në San Francisko.
Qyteti amerikan ka lënë pas Cyrihun, si qytetin me rrogat dhe të ardhurat e disponueshme më të larta pas qirasë, sipas “Hartës së çmimeve botërore 2019” të Deutsche Bank.
Kështu San Francisko e ka kaluar qytetin zviceran, që deri më tani ishte në vendin e parë.
“Ndërkohë që kostoja e jetesës po rritet çdo vit dhe rritja e renditjes së kostos në shumicën e masave që mbulojmë, ai ende po lë pas kryeqytete të mëdha globale”, thuhet në raport.
Cyrihu kryeson vëzhgimin për cilësinë e jetës dhe është numri një, ose afër tij, për koston e mallrave dhe shërbimeve. Ai gjithashtu mbetet qyteti më i shtrenjtë për të shkuar në pushime.
Cyrihu gjithsesi është një vend ideal për të jetuar dhe për të kursyer, apo të keni të ardhura të mira.
Të ardhurat në San Francisko janë llogaritur 6 526 dollarë, derisa në Cyrih 5 896 dollarë, përcjell tutje albinfo.ch.
Në vendin e tretë ndodhet Nju Jorku, duke u ndjekur nga Bostoni, Çikago, Sidnej, Oslo, Kopenhaga, Melburni dhe Londra.