I mbante peng dy gra, autori dhe viktima u gjeten të vdekur në Cyrih

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Një pengmarrje që ka ndodhur paraditen e sotme në Qarkun e tretë të Cyrihut ka pasur një përfundim fatal për tre persona. Një burrë po i mbante peng dy gra në një banesë. Pasi që pengmarrësi u kishte thënë policëve se do të dorëzohej, në banesë janë dëgjuar krisma armësh, bën të ditur Policia e Qytetit të Cyrihut, shkruan srf.ch.

Një njësit special (Scorpion) ka hyrë me dhunë në banesë dhe aty ka hasur tre të plagosur rëndë. Dy gratë dhe burri, pengmarrësi, kanë vdekur përkundër përpjekjeeve të bëra për rianimacion, thotë policia më tutje.

Deri më tash Policia e Cyrihut nuk ka informacione lidhur me motivet e krimit.

Policia është alarmuar rreth orës 5 e 20 minuta në mëngjesin e hershëm ndërsa rreth orës 8, pengmarrësi i kishte thënë policëve se pas dhjetë minutash do të dorëzohej. Mirëpo pas kësaj ishin dëgjuar krismat e armës.

Pengmarrësi tashmë i vrarë ishte një burrë 60 vjeçar ndërsa dy gratë e marra peng dhe po ashtu të vrara, kanë qenë të moshave 34 dhe 38 vjeçare, përcjell albinfo.ch. Për burrin e vrarë dihet se ka shtetësi zvicerane ndërsa për dy gratë edne nuk ka informacione rreth nacionalitetit të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme