19 viktima nga një ortek bore

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 19 persona kanë vdekur sot, pasi u shtypën nga një ortek, teksa po tentonin të kalonin një vargmal midis Afgansitanit dhe Pakistanit.

“Nëntëmbëdhjetë trupa janë identifikuar deri më tani”, ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për viktima të tjera dhe të mbijetuar të mundshëm, njoftojnë autoritetet vendase.

Shumë afganë përpiqen të kalojnë kufirin malor me Pakistanin çdo ditë në kërkim të një pune, për një jetë më të mirë.

Në vitin 2015, të paktën 250 njerëz u vranë nga një seri orteqesh vdekjeprurëse në Afganistan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme