Këtyre moshave u takojnë dy viktimat e sotme të Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 20 Shk 2022 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Dy viktima janë regjistruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se viktima gjatë kësaj kohe janë një burrë dhe një grua të moshës 70-79 vjeç nga Komuna e Prishtinës dhe Ferizajt.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend po ashtu janë regjistruar edhe 183 raste të reja me COVID.

Komuna që regjistroi më së shumti raste të reja gjatë kësaj kohe është ajo e Prishtinës, 48, pastaj e Pejës 28 dhe Gjilanit 23.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme