Brenda një dite vetëm 194 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar vetëm 194 persona.

820.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq deri më sot janë dhënë 100.387 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.953.

Në total numri i rasteve aktive është 538.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme