Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar Sallonin e së Martës, me temën “Gjuha e urrejtjes tek të rinjtë e partive politike – sa është duke u luftuar kjo dukuri?”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë organizim diskutimi u bë me të rinjtë e partive politike në Kosovë, ku sipas tyre ata janë përballur shpesh me gjuhën e urrejtjes por që janë duke punuara dhe do të punojnë që ta eliminojnë këtë dukuri.
Behar Jashari nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se çdo ditë përballen më fenomene të tilla, por sipas tij një përpjekje më e madhe nga krejt spektri politik për ta luftuar këtë dukuri do të ndikonte në uljen e gjuhës së urrejtjes.
“Kjo tema në rrjetet sociale është me e gjerë, por e shohim çdo ditë këtë fenomen negativ, i cili nganjëherë është duke devalvuar edhe në ofendime të rëndë. Edhe këtu nuk mund ta jap një konstatim se cila është zgjidhja, por po besoj që një përpjekje pak më e gjerë nga krejt spektri politik kish mundur të ndikoj në këtë. Jam optimist se ky ambient ka shkuar duke u zbutur përgjatë kohës, dhe ne këtu jemi një shembull i mirë i kësaj çështje nuk është që kemi hatërmbetje, mllef ndaj njëri tjetrit siç ka mundur që të ndodhë në të kaluarën, ky ndoshta është hapi i parë drejt një zgjidhje pak më të madhe”, tha ai.
Arbnora Salihu nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se janë kundër kësaj dukurie dhe se kjo dukuri në shoqëri është e pa pranueshme.
“Edhe ne si Rini Demokratike dhe si parti jemi kundër saj dhe nuk duhet me e lejua që të ndodh, duke përdorur metoda dhe mekanizma të ndryshëm që për me arrit një rezultat më të mirë. Është diçka që është e pa pranueshme”, tha ajo
Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se përdorimi i gjuhës së e urrejtjes ndikon deri tekë siguria personale, e kjo gjuhë sipas tij ka ndikim më të madh tekë gratë.
“Kjo ta fyen dinjitetin, ta fyen personalitetin kjo ndikon edhe në sigurinë personale e sidomos kur është nga figurat publike kur i kemi, sidomos ndaj grave sepse ndaj grave është shumë me e shprehur dhe më e rrezikshme ndaj grave. Të rinjtë në politik kanë shumë sfida që me u kyçë në politike. Mendoj që ne si të rijnë krejt bashkë duhet me qenë ajo hallka që e këpusim zinxhirin që është krijuar e sidomos kjo gjuhë ka filluar që të kontaminohet gjatë 2 apo 3 viteve të fundit. Është përgjegjësi e jona”, tha ai.
Amire Ajeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se si Alenace do të mundohen dhe do të punojnë që të zhdukin këtë dukuri.
“Për anëtaret e Aleancës kjo është e pa pranueshëm, ne kemi me u mundura dhe do të punojmë dhe do ta zhdukim këtë lloj faktori. Nuk e kemi as pak të lehtë, sidomos ne femrat e kemi edhe më të vështire. Po besoj që në të ardhme nuk do të na ndalojnë këto gjëra që të ecim përpara”, tha ajo.
Endrit Zabërgja nga Nisma Socialdemokrate, tha se në të gjitha partitë është përdorur gjuha fyese. Sipas tij në të kaluarën Vetëvendosja nuk ka marr pjesë ne këso lloj organizimesh, pasi sipas tij partitë e tjera nga VV-ja janë konsideruar hajna ose tradhtar.
“Është krijuar mundësia që secili person ta them ashtu ta thotë mendimin e tij, e që shumë herë kalojnë në gjuhë të urrejtjes. Ne të gjitha partitë ta them kështu e kemi përdorur dhe vazhdojmë ta përdorim një gjuhë ashtu luftarake. Në të kaluarën nuk kemi mundur që ta kemi në tryezë ndonjë përfaqësues të Vetëvendosjes për shkak se ne partitë tjera për ta kemi qenë hajna e jo të nivelit të tyre. Nuk ka pasur emision që ka qenë i ftuar një i Lëvizjes Vetëvendosje që nuk e ka përdorur termin tradhtarë ose hajn”, tha ai.