Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ju rikujton dhe ju bënë thirrje subjekteve politike të cilat garojnë në zgjedhjet lokale, të respektojnë deklaratën e nënshkruar në vitin 2015 për ‘Rritjen e pjesëmarrjes së grave në proceset zgjedhore’. D4D fton subjektet politike që të respektojnë zotimin e dhënë për pikën e dytë të deklaratës;
“Propozimin e grave në të gjitha trupat menaxhuese zgjedhore, në nivel qendror, komunal dhe në nivel të vendvotimeve, në mënyrë që të ketë përfaqësim prej të paktën 40% prej njërës gjini në nivel të vendit, deri në arritjen e përfaqësimit të barabartë për të dyja gjinitë”
Subjektet politike që garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, duhet të dëshmojnë vullnetin e tyre për rritjen e pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor. Kjo arrihet me veprime konkrete, si angazhimin e grave në aktivitete të ndryshme përbrenda strukturave partiake dhe realizimin e fushatave informuese dhe avokuese për gratë votuese.
Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), do të monitorojë dhe vlerësojë nominimet dhe emërimet për këshilla të vendvotimeve nga subjektet politike, duke paraqitur përqindjen e grave të nominuara në nivel vendi në këshillat e vendvotimeve.