Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar sallonin me temën “Gratë në biznes – Sfidat dhe paragjykimet që ato përballen në mjedisin e biznesit?”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë diskutim u fol për sfidat që gratë kanë në biznes dhe rrugëtimi i tyre në këtë fushë.
Melita Ymeraga bashkëthemeluese e “Melita Partners”, tha se gjatë rrugë ka pasur shumë sfida, por që sot kompania saj operon në Shqipëri, Maqedoni dhe Angli.
“Sfidat kanë qenë të ndryshme por në këtë rrugëtim jemi rritur edhe me staf. Rrugës kemi shtuar industri prodhuese dhe tregtare. Kompania operon në Kosovë, sikurse dhe në Shqipëri e Maqedoni, por edhe ne Angli. Në kompaninë tonë jemi munduar të sjellim frymën e re trendet e fundit. Kompania ka pasur rritje por edhe sfida. Tashmë jemi vetëm duke shikuar tregje të huaja për t’u rritur”.
“Përkrahja e familjes ka qenë shumë e madhe për të arritur deri këtu. Ofrojnë shërbime kryesisht të kontabilitetit të avancuar. Shpirti i ndërmarrësisë është personi që nuk ndalet. Ne kemi pasur 80% rritje dhe ka qenë sukses i jashtëzakonshëm”, tha ajo.
Shqipe Breznica, drejtore e “Help Kosovo”, u shpreh se udhëheq projektet gjermane dhe se deri me tani 3300 gra kanë marrë grante.
Sipas saj, sfidë për gratë mbetet qasja në fonde dhe paisje. “Ne kemi dhënë grante. Liderë kryesorë janë gastronomia, sallone ondulimi, rrobaqepëse, bujqësia. Ne kemi kuptuar që mikro bizneset e kanë vështirë të themelohen sepse nuk ka interes për t’u përkrahur. Sfida kryesore e grave është qasja në fonde e paisje”.
Zana Tabaku, themeluese e “APPDEC”, tha se në fillim ka pasur shumë pak gra në biznes në Kosovë, por kjo po ndërron çdo dityë.
“Në atë kohë ka pasur shumë pak gra në sektorë. Fatmirësisht ka ndërruar shumë përqindja dhe pjesëmarrja e grave në sektorin tonë. Kemi zhvilluar 60 projekte të ndryshme për sektorin privat dhe qeverinë. Tash kemi filluar me ndërruar strategjinë duke u orientuar në softwer. Në vitin 2021 e kemi bërë platformën ku ka shumë biznese të grave që i vendosin produktet ne platformë. Ne fund të dhjetorit kemi me dalë me kampanjë të komplet produktit. Gjatë viteve kemi bërë disa programe trajnime për të shtuar staf më shumë”.
“Interesimi tek të rinjtë ka qenë më i vogël për t’i ndjekur këto fusha. Ka shumë shkolla tash që ofrojnë trajnime. Në sektorin tonë është shumë lehtë të depërtohet në tregun e jashtëm”, tha ajo.