D4D përmbyll projektin e NED-it, mbi 150 të rinj përfituan trajnime për pjesëmarrje në politikë dhe vendimmarrje lokale

Prishtinë | 12 Shk 2026 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Demokracia në Zhvillim (D4D), në një konferencë për media, ka prezantuar pjesën përmbyllëse të projektit të mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED), i cili kishte për qëllim fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset zgjedhore dhe politike. Sipas përfaqësuesve të organizatës, projekti ka përfshirë dy gjenerata të reja dhe ka zgjatur tetë vjet, duke synuar ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në nivel lokal. Ferid Murseli nga D4D tha se kjo është gjenerata e dytë që ka dalë nga ky projekt, raporton Ekonomia Online.

Duke falënderuar pjesëmarrësit dhe donatorin, Murseli vlerësoi angazhimin disavjeçar në kuadër të projektit.

“Faleminderit shumë, të gjithë pjesëmarrësit që jeni sot në këtë konferencë, ose këtë tryezë përmbyllëse të projektit të NED-it, që ka qenë fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset zgjedhore, por edhe në proceset politike. Ka qenë kënaqësi me pas një ekip kaq të madh, me bashkëpunu ndër vite s’bashku, edhe dëshiroj me u shfrytëzu rastin me ju uru suksese krejt atyre që jeni zgjedhë në pozitën e anëtarëve, anëtareve të kuvendit komunal, por njëashtu edhe pjesën tjetër të cilët ndoshta kanë qenë në këtë raport tani, nuk kanë qenë pjesë e garës, ka qenë një kënaqësi e madhe me qenë për katër vite s’bashku. Pra, është një gjeneratë e dytë, që ne si Demokraci për Zhvillim e kemi përcjellë, edhe besoj që kemi kalu mirë. Sot, kemi me diskutu pak a shumë rreth projektit, se çka kemi mrri si grup gjatë kësaj kohe, cilat kanë qenë ndoshta objektivat, e saj, për me u përmbush pra projekti, gjatë tetë viteve, s’bashku, edhe me gjenerata të tjera, me mandata të tjera që kemi punu, ky projekt ka qenë i përkrahur prej National Endoëment for Democracy, është NED-i përndryshe që e njihni. Ka qenë donator kryesor, ndër vite që na kanë ndihmu, me gjitha ato trajnime, gjitha ato takime që i kemi bo bashkë, janë përkrahë pra nga ky donator”, tha ai.

Ai theksoi se përkrahja e donatorit ka qenë vendimtare për realizimin e aktiviteteve dhe arritjen e objektivave të projektit.

“Pra, nuk kishte me qenë e mundshme gjithë ai angazhim pa përkrahjen e këtij donatori. Sot, kur diskutojmë rreth objektivave të projektit, besoj që pak a shumë edhe ju jeni t’njohur pse kanë qenë. Ne, si D4D, që nga viti 2017, jemi angazhu fuqishëm në bashkëpunimin tonë me forume rinore, së pari, dhe pas asaj kemi filluar të bashkëpunojmë edhe me anëtarë të rinj të kuvendeve komunale, ku siç e thashë më parë, është gjenerata e dytë me të cilën e kemi përmbyll, pra prej fillimit deri n’fund, dhe jemi mundu që në ato pika ku ndoshta nuk ka përkrahje nga subjektet politike, për ngritjet e kapaciteteve ose nuk ka edhe mundësi, se jo vetëm përkrahje morale, jemi mundu që ato pika me i ndihmu të rinjve, që me u fuqizu, edhe me e paraqit një rol të tyre me integritet më të lartë”, theksoi ai.

Duke folur për komponentët kryesorë të projektit, ai përmendi ngritjen e kapaciteteve të asamblistëve të rinj lokalë.

“Rritja e kapacitetit të këshilltarëve të rinj lokalë, për përfaqësim efektiv politik përmes zhvillimit të aftësive në lidership, komunikim dhe avokim. Kjo ka qenë një prej pjesëve më kryesore të projektit, ku gjithësecili tani në këto trajnime, kanë marrë pjesë rreth 150 asamblistë të rinj. Pra, ku kemi punuar me ta intensivisht, kur themi 150, ndoshta si numër mundet me u dok i vogël, po jemi duke fol për module të ndryshme. Pra, asamblistat e njëjtë kanë qenë të përfshimë nëpër 5 deri 7 module të trajnimeve, të cilat kanë pas tema dy-tre ditore, mbi tema të cilat atyre ju nevojiten në kuvende komunale”, thotë ai.

Murseli foli edhe për përpjekjet për rritjen e ndikimit të çështjeve rinore në nivel institucional.

“Rritja e ndikimit dhe dukshmërisë së çështjeve rinore në agjendën institucionale përmes angazhimit aktiv, dialogut me qytetarë dhe bashkëpunimit me institucione lokale. Kjo është një pjesë që ne, fuqishëm kemi punuar me të rinjtë e forumeve rinore, kemi tentu që nëpërmjet tyre me organizu aktivitete, me ju përkrah idetë, një pjesë këtu nuk e di a është që nëse ju kujtohet angazhimi me idetë e të rinjve që kanë punu nëpër komuna të ndryshme, që janë financu nga ana jonë, për të bërë aktivitete të ndryshme për të mirën e komunitetit. Dikun rreth 18 ide janë përkrahë gjatë kësaj kohe, që janë implementu në komuna të ndryshme të Kosovës”, potencoi Murseli.

Ai shtoi se përveç trajnimeve, projekti ka ofruar edhe mentorim dhe mbështetje të vazhdueshme për të rinjtë.

“Aktivitetet pra, siç e përmenda, janë organizimi i punëtorive dhe trajnimeve, mentorim dhe këshillim, pra gjatë gjithë kohës përpos trajnimeve kemi pas takime individuale, kemi pas takime me secilin grup ose individ, që ka pas nevojë për ndonjë këshillë, ose për ndonjë ndihmesë rreth punës së tyre në kuvende komunale, po qoftë edhe në forume rinore. Shumë shpesh kemi bërë edhe takime me kryetarë të forumeve rinore, kemi ndihmuar në qasje edhe në forumet të tjera ndërkombëtare ku janë anëtarësuar forumet rinore, siç është forumi i rajonit ku një pjesë e juaj veçse keni qenë pjesë e gjithë procesit ku jeni anëtarësuar në forumin rajonal. Pjesa tjetër është lehtësimi i dialogut mes përfaqësuesve me përvojë dhe atyre të rinj. Kjo ka qenë kryesisht kur kemi organizuar trajnime ku anëtarët e kuvendeve komunale aktualë janë takuar me të rinjtë e forumeve rinore dhe kanë diskutuar mbi përvojat, një gjë që mbase dhe sot do ta bëjmë në pjesën kur do të na bashkëngjitet edhe Fitimi për pjesën e dytë. Promovimi i angazhimit të të rinjve përmes mediave sociale dhe aktiviteteve në komunitet – këtë pjesë besoj të gjithë i dini të gjitha aktivitetet që kemi bërë, të gjitha iniciativat që kemi marrë ne kemi qenë vazhdimisht duke promovuar. Për ne ka qenë e një rëndësie të madhe që ju si të rinj që jeni aktivë në politikë dhe që merrni iniciativa të ndryshme, qofshin ato individuale por qofshin edhe si grup i partive apo grup në mënyrën e aktivitetit që kemi zhvilluar së bashku, ne kemi tentuar t’i promovojmë dhe t’i vëmë në pah. Një aktivitet që lidhet me këtë ka qenë këtë vit ku kemi organizuar përzgjedhje lokale, debate me kandidatë për anëtarë të kuvendeve komunale”, shtoi ai.

Të ngjashme