Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministritë të Jashtëm në Detyrë, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjenerali i vrarë iranian, Qassem Soleiman ishte takuar me Ivica Dacic gjatë një vizite në Serbi, ku edhe finalizuan ‘marrëveshjen për shitjen e armëve’.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zyberaj ka thënë se Dacic dhe Soleimani shitnin armë tek miliatantët shiitë në Irak dhe Hezbollahu në Liban.
“Soleimani vizitoi Beogradin vitin e kaluar në gusht për të finalizuar marrëveshjet për shitjen e armëve tek militantët shiitë në Irak dhe Hezbollahu në Liban. Dacic i cili u takua me Soleimanin udhëtoi për në Irak për të mundësuar rrugët që janë përdorur në Irak përmes elementëve pro-iranian në qeverinë Irakiane”, ka shkruar ai në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Soleimani vizitoi Beogradin vitin e kaluar në gusht për të finalizuar marrëveshjet për shitjen e armëve tek militantët shiitë në Irak dhe Hezbollahu në Liban.
Daçiç i cili u takua me Soleimanin udhëtoi për në Irak për të mundësuar rrugët që janë përdorur në Irak përmes elementëve pro-iranian në qeverinë Irakiane.
Soleimani ka siguruar që Daçiç të fitojë lidhje të forta tek elementet pro-shiitë në Irak, Liban dhe natyrisht në Siri dhe Iran vetë. Irani dhe Soleimani u kanë shërbyer interesave serbe në Lindjen e Mesme dhe Serbia në kthim të interesave iraniane në Ballkan. Këtë po e vërtetojnë edhe mediat serbe sot