Valmir Sylejmani zëvendëson Ardian Ismajlin

Prishtinë | 03 Tet 2016 | 13:38 | Nga

Sulmuesi i Hannover 96, Valmir Sylejmani, do të zëvendësojë mbrojtësin e lënduar, Ardian Ismajli.

Ardiani u lëndua të dielën pasdite në derbin e Hajdukut të Splitit me Dinamon e Zagrebit.

Në vend të tij, përzgjedhësi Albert Bunjaku, ka ftuar Sylejmanin, që edhe më herët ishte pjesë e Kosovës, mëson Gazeta Olle.

Sylejmani mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë. Kosova sot mbanë stërvitjen e parë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, nga ora 15:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme