Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se viti 2018 nuk do të jetë vit vendimtar në të cilin do të zgjidhet çështja e Kosovës, por ka theksuar se do të ketë bisedime të vështira për një zgjidhje të përhershme.
Ai ka theksuar se në Kosovë “duhet të kuptohet se nuk ka zgjidhje pa marrëveshje me Beogradin, në të cilin askush nuk mund të bëjë presion që të pajtohet me zgjidhje, që nuk është në harmoni me interesat serbe”.
Më tutje, siç raporton agjencia Beta nga Beogradi, Daçiq ka thënë se askush ende nuk e dinë saktësisht se çka nënkupton marrëveshja juridikisht e obligueshme për normalizim të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe ka theksuar se për këtë as që ka filluar të diskutohet.
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se duhet të gjendet kompromis në interes të serbëve dhe shqiptarëve dhe ka shtuar se Serbia nuk është e gatshme ta pranojë atë që dikush e ka shpallur në mënyrë “të njëanshme”.